Publikimi i pagave/ Shehaj thirrje SPAK: Veproni sa më shpejt!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikimi i pagave/ Shehaj thirrje SPAK: Veproni sa më shpejt!

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka reaguar në lidhje me publikimin e një dokumenti  ku janë publikuar rrogat e mijëra personave qytetarëve shqiptarë.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale Shehaj thotë se ky është një skandal i madh i cili rëndohet më shumë me reagimin e qeverisë në lidhje me këtë ngjarje. Sipas tij qeveria në vend të justifikohet ashtu si bëri kryeministri duhet ti kërkojë ndjesë publike qytetarëve.

 

Advertisement

Shehaj thekson se këto të dhëna të cilat shtetasit shqiptarë ia kanë besuar shtetit janë publike dhe ata janë të rrezikuar që të dhënat e tyre personale mund të keqpërdoren nga kushdo. Ai i bën thirrje SPAK të veprojë sa më shpejt dhe të ndëshkojë autorët.

 

“Publikimi i të dhënave sensitive mbi pagat dhe numrat personalë të qytetarëve është një skandal shumë i rëndë. Por një skandal akoma edhe më i rëndë është reagimi i qeverisë për këtë ngjarje.

Në vend që të kërkonte ndjesë publike para qytetarëve, Kryeministri u mundua të shfajesohej duke thënë se nuk ka ndodhur asnjë eksportim dixhital i databazës së pagave dhe se lista që qarkullon është një bashkim ilegal.

Advertisement

Ky është një shfajësim qesharak. Kjo është një listë me të dhëna, të cilat disponohen vetëm nga institucionet shtetërore. Nuk ka asnjë rëndësi nga cili institucion ka rrjedhur databaza. Këto janë të dhëna që kanë rrjedhur nga shteti shqiptar.

Qytetarët dhe bizneset janë krejt të ekspozuar e të pasigurt me një qeveri që jo vetëm është e paaftë për t’i mbrojtur por, i dëmton.

Përgjegjësia politike, por edhe penale në këtë rast është e qartë që është e qeverisë. Dëmi që publikimi i të dhënave i ka bërë mbi 630 mijë qytetareve dhe bizneseve është i jashtëzakonshëm dhe shumëplanësh.

Bizneset po përballen me konflikte të brendshme me pasoja shumë të rënda. Qytetarët shqiptarë, të cilët i kanë besuar shtetit të dhënat e tyre personale, tashmë i kanë ato publike duke qenë të rrezikuar për t’u keqpërdorur nga kushdo.

Advertisement

SPAK duhet te veprojë sa më shpejt në mënyrë që ky skandal mos kalojë pa ndëshkimin e autorëve”, shkruan ai.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy