Publikohet video e ekzekutorëve të gazetarit grek, ky është momenti kur arratisen

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikohet video e ekzekutorëve të gazetarit grek, ky është momenti kur arratisen

Mediat greke kanë publikuar një tjetër video të autorëve të vrasjes së gazetarit grek George Karaivaz javën e kaluar në Athinë.

Një televizion i Athinës ka transmetuar pamjet e kamerave të sigurisë së një banesë ku duken dy vrasësit me motor skuter duke u larguar nga vendngjarja.

Ky moment është regjistruar 3 minuta pas vrasjes së gazetarit, teksa ekzekutorët po arratisen. Këto pamje janë sekuestruar nga hetuesit grekë dhe po analizohen. Në këtë sekuencë, hetuesit dyshojne se pasagjeri në motor po mban në dorë armën e krimit.

Advertisement

 

Shtypi vendas raporton se policia ka sekuestruar deri më tani 100 video që analizojnë itinerarin e arratisjes së vrasësve. Nga verifikimet e deritanishme janë evidentuar 30 motorë të ngjashëm me atë të vrasësve. Megjithatë, skuteri i autorëve nuk është lokalizuar.

Për shkak të rëndësisë së kësaj vrasje që tronditi Athinën, autoritetet greke kanë marrë vendim për të përdorur një program të veçantë të analizimit të të dhënave që mund të çojë në identifikimin e vrasësve.

Bëhet fjalë për një program të sofistikuar që përdoret rrallë nga policia greke. Ky program zakonisht futet në përdorim në raste si për hetimin e terrorizmit apo të organizatave kriminale.

Advertisement

Gazetari George Karaivaz mbulonte prej vitesh sektorin e kronikës së zezë në vendin fqinj. Ai u ekzekutua para shtëpisë së tij nga dy persona.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy