Publikonte foto me fjalë fyese, arrestohet i riu në Tiranë, merrte deri në 1 mijë euro për fshirjen e tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Publikonte foto me fjalë fyese, arrestohet i riu në Tiranë, merrte deri në 1 mijë euro për fshirjen e tyre

Një 22-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi shantazhonte vajza dhe gra me profile false. I riu merrte foto e video të ndryshme dhe i publikonte në profile të rreme duke iu bashkangjitur shprehje denigruese.

Për fshirjen e këtyre postimeve, 22-vjeçari, kërkonte në këmbim shuma parash nga personat që iu publikonte fotot, që shkonin deri në 1000 euro.

“Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi E. Xh., 22 vjeç, banues në Tiranë”, njofton policia..

I riu rezulton të jetë  autor i disa ngjarjeve të kësaj natyre kriminale, brenda dhe jashtë vendit./vizionplus.tv/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy