“Puna gjatë natës s’ka siguri/ Ekspertët kundër vendimit të Bashkisë që Betonieret të lëvizin natën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Puna gjatë natës s’ka siguri/ Ekspertët kundër vendimit të Bashkisë që Betonieret të lëvizin natën

Vendimi i Bashkisë së Tiranës për të ndaluar qarkullimin e betoniereve gjatë ditës, detyron një kategori punonjësish të punojnë në orët e natës.

 

Por të punuarit gjatë turnit të tretë sipas ekspertëve do të thotë më pak siguri për jetën e tyre dhe probleme shëndetësore të shtuara.

 

Advertisement

ERION MUCA

EKSPERT, TREGU I PUNES

“Siguria në punë gjatë natës është problematike dhe ka dëshmuar se ndodhin fatkeqësi të ndryshme, raste aksidentesh, njerëz të dehur në timon që shkaktojnë aksidente, njerëz të dehur në rrugë, mungesa e ndriçimit dhe problematika të tjera që liodhen me pasojat psikologjike dhe shëndetësore që ndikohen punonjësit gjatë natës.

 

Advertisement

Duke përmendur mungesën e transportit publikë gjatë natës, eskpertët shtojnë se përpara se të merren vendime të tilla, duhet të ketë plan të detajuar që punonjësit të mos përballen me pengesa.

 

 

ERION MUÇA

Advertisement

EKSPERT, TREGU I PUNËS

 

“Masa të tilla të kalimit të një procesi pune në një orar kur të tjerët flenë, duhet të shoqërohet me një plan paralel.”

 

Advertisement

Për më tepër, puna në orët e natës në kantieret e ndërtimit ka edhe një efekt tjetër negativ: zhurmën që shkaktohet në komunitet.

 

 

ERION MUÇA

Advertisement

EKSPERT, TREGU I PUNËS

“Çdo punë e bërë natën që krijon një shqetësim, zhurmë të caktuar, që cenon qetësinë publike, ka pasojet e veta negative që duhen parë, referuar rastit.”

 

Shoqata e Ndërtuesve i kërkoi takim kryebashkiakut të Tiranes një ditë më.parë për të gjetur zgjidhje për problemin, por deri tani nuk ka asnjë reagim nga Bashkia.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy