Punësimi i mësuesit të dënuar për pedofili/ Ministrja Kushi: U largua menjëherë nga detyra

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Punësimi i mësuesit të dënuar për pedofili/ Ministrja Kushi: U largua menjëherë nga detyra

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar lidhur me punësimin e një mësuaesi në Berat I cili ka qenë më herët i denuar nga gjykata për pedofili.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kushi thotë se ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë kanë nisur një hetim administrativ për të gjetur personin që kanë lejuar punësimin e tij.

Më tej ajo i bën thirrje prindërve, nxënësve dhe mësuesve që të denoncojnë cdo rast që cënon, apo rrezikon, të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve në shkollë apo jashtë saj.

Dënoj fort rastin e punësimit me kontratë të një mësuesi në Berat, që në vitin 2013 është dënuar nga gjykata për pedofili. Pavarësisht se gjykata nuk ia hoqi të drejtën e rikthimit në detyrë dhe të ushtrimit të profesionit, edhe pse prokuroria e kërkoi një gjë tillë, është e pafalshme që persona të tillë të hyjnë qoftë edhe për një orë të vetme në mjediset e shkollave tona.

Advertisement

Ky person është larguar menjëherë nga detyra dhe ndërkohë kemi nisur një hetim administrativ për të gjetur personin apo personat përgjegjës, që me neglizhencë apo paaftësi, nuk kanë marrë informacionin e duhur dhe kanë lejuar punësimin e tij. Për ta do të merret menjëherë masë ndëshkuese.

Për ne mbrojtja e nxënësve është e shenjtë dhe nuk tolerojmë askënd që cënon mirëqenien e tyre. Ndërkohë, ne në MAS do të rishikojmë menjëherë bazën ligjore dhe nënligjore, për të forcuar rregullat dhe procedurat e punësimit apo shkarkimit të mësuesve, për të mos lejuar që të ndodhin më raste që mund të përbëjnë rrezik për fëmijët tanë.

Advertisement

Ju lutem të gjithëve, prindër, nxënës, mësues, apo përfaqësues të komuniteteve, denonconi cdo rast që cënon, apo dyshoni se rrezikon, të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve në shkollë apo jashtë saj”, shkruan Kushi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 Struga.info | Privacy policy