
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar sot punimet në kantierin e rrugës Korçë-Ersekë.
Balluku thekson se punimet po avancojnë përditë e më shumë për ndërtimin e lotit II të këtij aksi të shumëpritur nga banorët. Ministrja Balluku ka bërë me dije se ky aks do të shkurtohet.
Advertisement
“Nga Korça në Ersekë e bëjmë me 45 kilometra. Ndërsa rruga e re do të jetë vetëm 35 kilometra. Dhe cilësia sigurisht që nuk krahasohet”, ka thënë Balluku