Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka bërë me dije se për shkak të punimeve në linjën hekurudhore Tiranë-Durrës, do të bëhet bllokimi i trafikut të rrugës në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën e Rashbullit.
Ndërkohë, automjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës. Në mënyrë që të mos bllokohet qarkullimi i makinave gjatë ditës, bllokimi do të nisë sonte në orën 22:00 deri nesër në orën 05:00 të mëngjesit.
Njoftimi i ARRSH:
Në vijim të punimeve që po kryhen në projektin “Rikonstruksioni i linjës hekurudhore Durrës-Tiranë Terminali Publik i Transportit (TPT) dhe i linjës së re hekurudhore për në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit (ANR)”, do të bëhet bllokim i Trafikut Rrugor në km 4+762, segmenti ku lidhet rruga e vjetër e Durrësit me hekurudhën në Rashbull
Mjetet do të orientohen të kalojnë në autostradën Tiranë-Durrës.
Për të mos bllokuar qarkullimin e mjeteve gjatë ditës, bllokimi do të fillojë sot natën në orën 22:00, deri në orën 05:00 të mëngjesit.
Kompania zbatuese në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.