Punimet tek konviktet e mjekësisë, Veliaj: “Hapësirë e zaptuar që u rikthehet studentëve me kushte moderne”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Punimet tek konviktet e mjekësisë, Veliaj: “Hapësirë e zaptuar që u rikthehet studentëve me kushte moderne”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati, inspektuan punimet për rindërtimin e konviketeve të Fakultetit të Mjekësisë, një godinë 8 katëshe e cila do të akomodojë 197 studentë.

Veliaj tha se konviktet që më parë ishin hapësira të zaptuara, sot po u rikthehen studentëve me kushte më të mira, që do i kenë zili të gjithë.

 

“Studentët e ardhshëm të mjekësisë dhe të infermierisë do të kenë një konvikt për t’u pasur zili. Nuk krahasohen fare as me konviktet e kohës sonë, kur ishim studentë jashtë. Po bëhen me teknikën dhe cilësinë më të fundit, si çdo konvikt tjetër në Perëndim”, u shpreh Veliaj.

Advertisement

 

Kryebashkiaku nënvizoi se po punohet në disa kantiere, që kur studentët të rikthehen për vitin e ri akademik të gjejnë ambiente totalisht të reja dhe moderne.

 

“Kemi hapur disa kantiere pune: po punohet në Universitetin Bujqësor, po punohet tek Inxhinieria e Mjedisit, tek Inxhinieria e Ndërtimit, pra në gjithë zonën e 21-shit, kështu që do të ketë disa kampuse, që kur të rinjtë të rikthehen në shtator apo tetor, në varësi kur do hapet shkolla, Tirana jo vetëm t’i ketë thënë lamtumirë Covid-it dhe pasojave të tërmetit, por studentët t’i mirëpresim në konvikte të çliruara nga zaptimet”, tha Veliaj.

Advertisement

 

Rezidencën Studentore Universitare numër 3, dikur nje hapësirë e zaptuar, ka një sipërfaqe totale prej 3.452 metra katrorë me 79 dhoma gjumi, dhoma studimi, depo, lavanteria dhe ambient gatimi dhe ngrënie.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy