Punonjësi i Gardës bën denoncimin: Persona të panjohur më hynë në shtëpi dhe më vodhën armën e shërbimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Punonjësi i Gardës bën denoncimin: Persona të panjohur më hynë në shtëpi dhe më vodhën armën e shërbimit

36-vjeçari me iniciale Dh.P, i cili është punonjës i Gardës së Republikës, ka bërë kallëzim në komisariatin nr.1 se persona të paidentifikuar i kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë marrë armën e shërbimit.

Policia njofton se ka nisur punën dhe po heton për identifikimin e personave.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 1, është paraqitur shtetasi Dh. P., 36 vjeç, banues në Tiranë (punonjës i Gardës së Republikës), i cili ka kallëzuar se shtetas të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e tij dhe i kanë vjedhur armën e shërbimit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy