“Pyet balonën tabake dhe hajde”/ Përplasje të ashpra mes Ramës dhe Bashës në Kuvend: Banalitetin ruaje për shtëpinë tënde

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Pyet balonën tabake dhe hajde”/ Përplasje të ashpra mes Ramës dhe Bashës në Kuvend: Banalitetin ruaje për shtëpinë tënde

Një përplasje e fortë ka ndodhur mes kreut të PD, Lulzim Basha dhe kryeministrit, Edi Ramën në Kuvend, ku kryeminsitri iu drejtua me ironi deputetes Jorida Tabakut si balonë tabake.

Kjo fjali e Ramës ka sjellë acarimin e opozitës deputëtët e të cilës kanë folur të revoltuar nga salla e Kuvendit. Basha mori fjalën në Foltore dhe i acaruar t’i drejtohet Ramës që të kërkojë ndjesë për ofendimin që i bëri Tabakut.

Rama: Meqë u qani hallin bujqve e përmendni Serbinë e këto. Hajde more Lulzim hajde thuaje tani sa e ka Serbia e Maqedonia. Ose pyet atë që kë në krah që t’i thotë ty si balonë tabake
(Tabaku e Bardhi flasin nga vendi)

Rama: Ç’a ka, ç’a ka, balonë tabake është më e mira se ka dhe balonë tauke, nuk kam lidhje me mbiemrat unë, e keni stil ju këtë dhe mos më ndërprisni.
(Tabaku e Bardhi flasin nga vendi)

Advertisement

Rama: Asnjë problem etik s’ka këtu…balonat janë objekte me të cilat kemi luajtur kur kemi qenë të vegjël, ka pasur edhe tauke dhe tabake. Balona tabake ishte më e mira. Hajde Lulzim hajde e nis këtu me gramafonin tënd.

Basha: Standarde të dyfishta sa i përket sjelljes nuk duhet të aplikohen. Rama fyen individualisht dhe në grup opozitën. Zonjës që ju referove, është doktoreshë shkencash kur ti bridhje urave të Parisit. Kujdes kur matesh me ne, ta ka thënë paraardhësi yt. Vijmë nga universitetet më të mira të europës, për t’i shërbyer këtij vendi. Ti je prodhimi i gropës së Hajdin Sejdisë, i ke hipur kalit të lartë me taksat, vjedhjet e shqiptarëve. Je ai që je, dhe ke mbetur ai që ke qenë. Mati mirë fjalët kur i drejtohesh zonjave të PD. Fjalorin e shteruar dhe banalitetin ruaje për shtëpinë tënde, mos më bëj të të jap kinon e plotë që meriton. Je një zero, je një hiç. Të tillë të ka prodhuar vetvetja, kjo është taksa e shoqërisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy