Qarku Dibër/ PS ndryshon kandidatët në bashkitë Klos dhe Bulqizë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qarku Dibër/ PS ndryshon kandidatët në bashkitë Klos dhe Bulqizë

Partia Socialiste ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

 

Në një dalje publike pas mbledhjes së kryesisë së PS koordinatorja për Qarkun Dibër, bëri publik emrat.

 

Advertisement

Në Bashkinë Dibër është rikonfirmuar kandidat për një mandat të plotë kryetari aktual Rahim Spahiu.

 

Në Bashkinë Mat do të rikandidojë për një mandat të dytë kryebashkiaku aktual, Agron Malaj.

 

Advertisement

Kryetari aktual i Bashkisë Klos, Ilmi Hoxha nuk do të rikandidojë ndërsa kandidate e PS me 14 Maj do të jetë Valbona Kola, aktualisht drejtoreshë e Qendrës Shëndetësore Klos, ish kandidate në zgjedhjet lokale të vitit 2015.

 

Në Bulqizë socialistët do të garojnë në këto zgjedhje me Festime Mjeshtrin, aktualisht kryetare e kësaj force politike në Bashkinë Bulqizë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy