Qarkullonin me armë zjarri dhe qëllonin në ajër në orët e vona të natës/ Arrestohen 2 adoleshentë në Kamëz

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qarkullonin me armë zjarri dhe qëllonin në ajër në orët e vona të natës/ Arrestohen 2 adoleshentë në Kamëz

Policia e Tiranës ka arrestuar dy adoleshentë pasi qarkullonin me armë zjarri dhe qëllonin në ajër në orët e vona të natës

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 kanë marrë informacione se dy adoleshentë qarkullonin me një armë zjarri me vete dhe qëllonin në ajër, në urën e lumit Çekrez, duke u kthyer në shqetësim dhe rrezik për banorët.

Menjëherë, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Adoleshentët”, në kuadër të të cilit u bë i mundur lokalizmi, kapja dhe arrestimi, pa shkaktuar probleme, i shtetasve:

E. K., 18 vjeç, banues në Kamzë dhe M. K., 16 vjeç banues në Kamzë, i arrestuar dhe i proceduar disa herë për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

Advertisement

Gjatë operacionit, shtetasi M. K. është kapur në flagrancë duke qarkulluar me një armë zjarri pushkë me një krehër me 20 fishekë, së bashku me shtetasin E. K.

Shërbimet e Policisë, pas kontrollit në banesën e shtetasit E. K., gjetën dhe sekuestruan edhe një armë zjarri pistoletë.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy