Qëlloi me armë në Kamëz/ Policia arreston autorin, çfarë iu gjet nga kontrolli (EMRI)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qëlloi me armë në Kamëz/ Policia arreston autorin, çfarë iu gjet nga kontrolli (EMRI)

Policia ka arrestuar autorin i cili qëlloi mbrëmjen e djeshme me armë zjarri në Kamëz, ku si pasojë u dëmtuan dy makina të parkuara.

 

Në një njoftim për media, blutë bëjnë me dije se në pranga ka rënë 39 vjeçari i identifikuar si Fatmir Musteqja.

 

Advertisement

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit “Blue Smart”, ndërsa gjatë kontrollit fizik blutë i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

 

Po ashtu, 39 vjeçari rezultoi të ketë qenë i dehur.

 

Advertisement

Kamzë, Tiranë/ Qarkullonte me armë zjarri në automjet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari.

 

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak.

 

Advertisement

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në kuadër të kontrolleve intensive të zhvilluara gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm, me qëllim kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri, në drejtim të disa automjeteve të parkuara, mbështetur dhe nga inteligjenca informative se një shtetas qarkullonte me armë zjarri në automjet, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Blue Smart”.

 

Si rezultat i këtij operacioni, u bllokua automjeti me të cilin qarkullonte 39-vjeçari dhe gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë i gjetën dhe i sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

 

Advertisement

Në kuadër të operacionit “Blue Smart”, shërbimet e Policisë i kanë kryer edhe testin e alkoolit, drejtuesit të automjetit dhe rezultoi se 39-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur, në masën 0.564 ml/g. Në përfundim të veprimeve,  specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 39 vjeç, banues në Kamzë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy