Qendra e masazheve, vatër prostitucioni; arrestohen katër vajza të reja në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qendra e masazheve, vatër prostitucioni; arrestohen katër vajza të reja në Tiranë

Arrestohen katër shtetase në Tiranë të cilat kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

 

Gjatë operacionit të koduar “Inside”, u bë arrestimi në flagrancë i shtetaseve:

 

Advertisement

– Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.

 

Shtetasja Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Margarita Tutulani”, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

 

Advertisement

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P.,  28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy