Qeni kafshon fëmijën, aktivistët i “sulen” Bashkisë pse e sterilizoi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeni kafshon fëmijën, aktivistët i “sulen” Bashkisë pse e sterilizoi

Një fëmijë, rreth 10 vjeç, është kafshuarnga një qen endacak, në një zonë periferike të Tiranës. Ka qenë i ati i fëmijës, Odise Koka, i cili ka denoncuar rastin pranë institucioneve vendore, të cilët merren me trajtimin e qenve endacakë të qytetit.

Babai i 10 vjeçarit, tregon se djali i tij ishte duke luajtur me shokët e lagjes, në rrethinat e zonës, kur një qen agresiv ka sulmuar papritmasi fëmijët. Pavarësisht, se ata janë mbrojtur, 10-vjeçari nuk ka arritur t’i shpëtojë sulmit të qenit endacak, i cili mësohet të ketë qenë i llojit pitbull.

Koka kërkon nga institucionet që të merren masa për kapjen e këtyre rasteve agresive. Ai tregon se nuk është normale që në vitin 2021, të flitet akoma për qen që sulmojnë fëmijët në mes të qytetit.

Bashkia Tiranë, në një njoftim, theksohet se ka vepruar duke e kapur qenin dhe e ka trajtuar atë me anë të sterilizimit, procedurë që po aplikohet prej disa vitesh tashmë.

Advertisement

Mirëpo, kjo situatë, ka sjellë pakënaqësi mes aktivistëve në mbrojtje të kafshëve, të cilët protestojnë para Bashkisë së Tiranës kundër kapjes së qenit që kafshoi të miturin.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy