Qeveria greke vendos bllokim të rreptë njëjavor pas “lirimit” për festa! Cilat janë disa nga masat që u vendosën sot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria greke vendos bllokim të rreptë njëjavor pas “lirimit” për festa! Cilat janë disa nga masat që u vendosën sot

Qeveria greke vendosur një “lock down” një javor deri më 11 janar, kur edhe do të vendoset hapja e shkollave.

Masat e reja të lajmëruara sot, do të hyjnë në fuqi në orën 06:00 të mëngjesit të ditës së nesërme, duke vijuar për gjithë javën.

Për këtë arsye, të gjitha aktivitetet që ishin hapur para pushimeve (parukeri, librari, etj.) janë të mbyllura. Gjuetia dhe peshkimi pezullohen përsëri, ndërsa ndalimi i trafikut do të fillojë përsëri nga ora 21:00 në mbrëmje deri në 05:00 të mëngjesit.

“Shtrëngimi i masave për javën 3-10 janar 2021 është një vendim i Kryeministrit dhe Qeverisë për arsye parandaluese. Qëllimi nuk është të rëndojmë pamjen epidemiologjike nga relaksimi i pushimeve, në mënyrë që më 11 janar të hapen shkollat ​​tona të të gjitha niveleve”, tha zëdhënësi i qeverisë Stelios Petsas.

Advertisement

Në fund të javës së 2-të të janarit, situata epidemiologjike në vend do të vlerësohet dhe bazuar në këtë vlerësim, do të ketë vendime të reja për sektorët e tjerë të veprimtarisë sociale dhe ekonomike.

“Sidoqoftë, rastet e reja janë ende të larta dhe presioni mbi Sistemin Kombëtar të Shëndetit vazhdon. Spitalet tona vazhdojnë të trajtojnë një numër të madh të pacientëve.

Fatkeqësisht, rreth 2,500 njerëz  kaluan Krishtlindjet në shtretërit Covid, ndërsa më shumë se 400 janë akoma në Njësitë e Kujdesit Intensiv”- theksoi ai.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy