Qeveria merr vendimin/ Afganët do qëndrojnë edhe 6 muaj të tjerë në Shqipëri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria merr vendimin/ Afganët do qëndrojnë edhe 6 muaj të tjerë në Shqipëri

Afganët që erdhën në Shqipëri, një vit më parë kur talebanët  morën pushtetin, do të qëndrojnë në vendin tonë edhe 6 muaj të tjerë.

 

Ky është vendimi që është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.

 

Advertisement

Ky vendim, është firmosur nga zv.kryeministrja Belinda Balluku, në mungesë të kryeministrit Edi Rama.

 

NJË SHTESË NË VENDIMIN NR.501, DATË 25.8.2021, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR DHËNIEN E MBROJTJES SË PËRKOHSHME SHTETASVE AFGANË DHE PERSONAVE PA SHTETËSI, ME VENDQËNDRIM TË PËRKOHSHËM OSE TË PËRHERSHËM NË REPUBLIKËN ISLAMIKE TË AFGANISTANIT, DHE PËR KRIJIMIN E TASK-FORCËS PËR MENAXHIMIN E FLUKSIT TË KËRKUESVE TË MBROJTJES NDËRKOMBËTARE”

 

Advertisement

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 82, të ligjit nr.10/2021, “Për azilin në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Advertisement
  1. Pas pikës 2, të vendimit nr.501, datë 25.8.2021, të Këshillit të Ministrave, shtohet pika 2/1, me këtë përmbajtje:

 

“2/1. Me përfundimin e afatit të përcaktuar në pikën 2, të këtij vendimi, personave, që ndodhen ende në territorin e Republikës së Shqipërisë, u shtyhet qëndrimi dhe me 6 (gjashtë) muaj të tjerë.”.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Arsimit dhe Sportit, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.

 

Advertisement

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare””, thuhet në Vendimin e Këshillit të Ministrave.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy