Qeveria merr vendimin/ Nga tetori rritet paga minimale dhe pensionet, ja sa përfitojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria merr vendimin/ Nga tetori rritet paga minimale dhe pensionet, ja sa përfitojnë

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka bërë të ditur se nga muaji tetor do të ketë rritje të pagës minimale dhe të pensioneve.

 

Pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, Ibrahimaj tha se janë mbi 200 mijë punojës që do të përfitojnë rritje të pagës minimale në 34 mijë.

 

Advertisement

Nga ky vendim tha ministrja përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve, pra rreth 678 mijë pensionistë të cilët nga pensioni që do të marrin nga muaji tetor do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5 %.

 

Me këtë indeksim të dytë ne e çojmë rritjen e pensioneve për citin 2022 në nivelin 9.5 %. Nga ky vendim përfitojnë të gjithë kategoritë e pensionistëve, pra rreth 678 mijë pensionistë të cilët nga pensioni që do të marrin nga muaji tetor do të kenë një rritje të pensioneve të tyre në nivelin 9.5 %.

 

Advertisement

Morën edhe një vendim për sa i përket rritjes së pagës minimale në shkallë vendi. Me këtë vendim paga minimale do të hyjë në fuqi 34 mijë lekë dhe ky është një vendim i cili prek një numër të madh të punësuarish. Janë mbi 200 mijë të punësuar që përfitojnë”, tha Ibrahimaj.

 

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave shtoi se qeveria ka bërë transparente të gjitha vendimet me qëllim shkurtimin e shpenzimeve buxhetore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy