Bëni Like Struga.info në Facebook


Qeveria shqiptare ju akordon statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, katër fëmijëve të tjerë të heronjve që dhanë jetën në krye të detyrës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria shqiptare ju akordon statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, katër fëmijëve të tjerë të heronjve që dhanë jetën në krye të detyrës

Qeveria shqiptare iu akordoi bijëve të heronjve që dhanë jetën në krye të detyrës, përkatësisht Major Klodian Tanushit dhe Dr. Leonard Kamberit, statusin “Fëmijë në Përkujdesje të Republikës”, me mirënjohjen për sakrificën e tyre sublime.

 

Kryeministri Edi Rama priti sot në zyrën e tij, së bashku me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, fëmijët e heronjve të shoqëruar nga familjarë dhe të afërm të tyre, për t’ju komunikuar këtë vendim, i cili konkretizon zotimin e qeverisë shqiptare për t’iu bërë krah fëmijëve të heronjve të rënë në krye të detyrës, me pagesën deri në 150% të pagës së prindit dhe paketën e plotë të mbështetjes nga shteti, derisa të jenë të zotët e vetes.

 

Advertisement

“Ne na vjen mirë që e kemi krijuar mundësinë që t’i japim mbështetje të plotë fëmijëve që fatkikisht, do kenë 150% të pagës së prindit deri kur të dalin në jetë. Natyrisht që asgjë nuk e kthen prindin, por në të gjitha rastet, këta janë fëmijë të Republikës sepse baballarët e tyre ishin shërbëtorë të denjë të Republikës dhe janë heronj të Republikës. Kështu që, ju uroj me me zemër, cuna, që të jeni të denjë për babin dhe për mamin, natyrisht, sepse motra është e vogël akoma dhe ne do jemi gjatë gjithë kohës me ju, por edhe pasi të mos jemi ne do kenë të tjerë, këtë ligj nuk e ndryshon kush sepse nuk ka asnjë arsye ta ndryshojë. Deri kur të dilni nga universiteti, ju do jeni nën kujdesin e mamit, patjetër, por edhe të Republikës përmes qeverisë.” – u shpreh kryeministri Rama gjatë takimit me ta, duke theksuar se ky status do të mundësojë një mëbshtetje financiare, njësoj sikur prindi të ishte gjallë. “Kjo ishte diçka që kishim kohë që dëshironim ta bënim. Nuk kemi pasur mundësinë ta bënim qysh në krye të herës, por fatkikisht mundësitë u krijuan dhe për të gjithë këta fëmijë, ne jemi shumë të kënaqur që nuk mjaftohet shteti me një shumë në momentin kur ndodh fatkeqësia, sic ndodhte përpara, por është një ndihmë permanente. Pra, nga pikëpamja financiare, deri në fund këta fëmijë është sikur ta kenë prindin gjallë. Madje, edhe më shumë sesa paga.” – u shpreh Kryeministri.

 

Pas dy fazave të para, ku Statusi i veçantë i është akorduar 15 fëmijëve, bij të heronjve që sakrifikuan jetën në krye të detyrës apo për të shpëtuar jetë të tjera, do të vijojë procesi i shqyrtimit të dosjeve nga komisioni i posaçëm për “Fëmijët në Përkujdesje të Republikës”

 

Advertisement

“Në fazën e dytë të aplikimeve për aprovimin e statusit për “Fëmijët nën përkujdesje të Republikës”, janë dy familje, të cilëve u akordojmë këtë status, tre fëmijëve të majorit Dëshmor të Atdheut, Klodian Tanushit dhe mjekut obstetër-gjinekolog të spitalit rajonal të Vlorës, doktorit të ndjerë, heroit tonë që humbi jetën nga Covid-19, doktor Ronald Kamberit. Ne e kemi sqaruar që kjo është një paketë mbështetëse e plotë, edhe për arsimin, për shkollën e lartë gjithashtu, për shërbimet shëndetësore por edhe deri në punësimin e tyre. E kanë një mbështetje përgjatë gjithë periudhës, deri sa të dalin në jetë.” – shpjegoi Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy