Qeveria: Të rihetohet 21 janari/ “Drejtësia të reagojë pas publikimit të provave të reja”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveria: Të rihetohet 21 janari/ “Drejtësia të reagojë pas publikimit të provave të reja”

12 vite pas protestës së Partisë Socialiste, ku mbetën të vrarë 4 qytetare, qeveria i ka bërë thirrje prokurorisë të reagojë dhe të zbardhë të gjithë të vërteten për këtë ngjarje tragjike.

 

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, shfrytëzoi materialet e publikuara një ditë më parë në media ku komandanti i gardës në atë kohe, Ndrea Prendi, jepte urdhër që të bëheshin gati armët për të qëlluar, duke bërë apel për rihetim të ngjarjes.

 

Advertisement

ELISA SPIROPALI

 

MINISTRE PER MARREDHENIET ME PARLAMENTIN

 

Advertisement

“Publikimi dje i transkriptit të një audioje ku flitet për armë zjarri dhe gatishmëri për zjarr sapo protestuesit të kalojnë gardhin, ndërkohë që katër dëshmorët e asaj dite të zymtë u vranë shumë larg gardhit të Kryeministrisë, kërkon reagimin e menjëhershëm të organeve të drejtësisë. “

 

Si në çdo 21 janar, kryeministri Edi Rama takoi familjarët e 4 protestuesve që mbetën të vrarë në janarin e 2011 dhe zhvilloi homazhe në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në vendet ku u vranë, Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.

 

Advertisement

Në këtë përvjetor Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit, përsëriti kërkesën për zbardhjen e së vërtetës.

 

ANA VEIZI

 

Advertisement

“Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë besoj te drejtësia.Kryeministri ka qenë gjithmonë me ne, gjithmonë na ka mbështetur. Rasti i babait tim është pak më i vështirë për t’u hetuar nga SPAK por ne do i shkojmë deri në fund. Duam drejtësi. Besojmë te drejtësia morale, ajo na mban na jep forcë”

 

Në 21 janarin e vitit 2011 gjatë një proteste të Partisë Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë 4 qytetarë. Për këto vrasje, Gjykata e Apelit dënoi me një vit burg ish-komandantin e gardës, Ndrea Prendi, me akuzën “vrasje nga pakujdesia” të Faik Myrtajt dhe Agim Llupon me 3 vjet burg me akuzën “vrasje nga pakujdesia” të Ziver Veizit.

 

Advertisement

Sot prokuroria e Tiranës po heton vrasjen e Aleks Nikës, vrasje e cila edhe pas 12 vjetësh ka mbetur pa autor.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy