Qeveritë mblidhen në Shkup/ Pritet nëneshkrimi i 18 marrëveshjeve mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qeveritë mblidhen në Shkup/ Pritet nëneshkrimi i 18 marrëveshjeve mes Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut

18 marrëveshje do të nënshkruhen mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Pesë vite nga mbledhje e parë, dy qeveritë, ajo e Tiranës dhe Shkupit do të ulen në të njëjtën tryezë të hënën e 14 nëntorit. Interesimit të Vizion Plus se cilat do të jenë ato, numri dy i qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi iu përgjigj.

 

 

ARTAN GRUBI

Advertisement

ZV/KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Marrveshjen për portin e thatë në Stugë për të shfrytëzuar portin e Durrësit të Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, ndërtimin e autostradës korridorri i tetë, do të thotë nga Shkupi deri në Qafë Thanë, marrëveshja për  “one stop shop” në kufi, pra një kontroll të përbashkët të kufirit mes dy vendeve.

 

Advertisement

 

 

Pak ditë nga samiti i procesit të Berlinit ku liderit e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor nënshkruan tre marrëveshje për lëvizjen e lirë të njerëzve dhe njohjen e diplomave universitare dhe profesioneve të lira, Artan Grubi thotë se nuk e nxjerr jashtë loje nismën “Ballkani i Hapur”.

 

Advertisement

 

 

ARTAN GRUBI

ZV/KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

Advertisement

 

Ballkani i Hapur është iniciativë autonome e tre vendeve, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, me ftesë të hapur për të marrë pjesë edhe tre vende të tjera të BP. Ndërsa Procesi i Berlinit është i lehtësuar nga autoritetet ndërkombëtare. Ne marrim pjesë në të të dyja. Nuk e përjashtojnë njëra tjetrën, përkundrazi e plotësojnë.

 

 

Advertisement

 

Ende pa një datë se kur do të jetë takimi i radhës i kryeministrit Edi Rama, homologut të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç, nën çadrën e “Ballkanit të Hapur”, thirrja për Kosovën mbetet e njëjtë, t’i bashkohet nismës.

 

 

Advertisement

 

ARTAN GRUBI

ZV/KRYEMINISTER I MAQEDONISE SE VERIUT

 

Advertisement

Kosova nuk duhet të ketë drojë nga asnjë dialog midis gjshtë vendeve te Ballkanit Perëndimor, pasi aty së paku e ka mbështetjen e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

 

 

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy