Qytetet turistike dhe rezortet në Mal të Zi bosh për herë të parë në dekada

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Qytetet turistike dhe rezortet në Mal të Zi bosh për herë të parë në dekada

Mali i Zi ka hapur prej më shumë se një muaji kufijtë me vende fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe ka hequr masa kufizuese për udhëtarët e huaj, por resortet në qytetet bregdetare ndodh të jenë bosh për herë të parë në gati dy dekada, që nga rënia e ish-Jugosllavisë.

Qytetarët në qytetet turistike bregdetare të Malit të Zi kanë frikë se i pret një tjetër sezon katastrofik turistik, pasi shumica e vendpushimeve në Adriatik janë ende pothuajse bosh. Vendi fqinj po regjistron një numër të lartë të rasteve me COVID-19, pavarësisht se masat shtrënguese shëndetësore mbeten në fuqi dhe ora policore është zbatuar nga ora 22.00 deri në 5.00 të mëngjesit. Qeveria e vendit fqini ka ndaluar po ashtu udhëtimin nga një qytetet në tjetrin.

Duke ecur nëpër rrugët e zbrazëta dhe të ngushta të Qytetit të Vjetër të Kotorrit, Igor Racic thotë se viti i kaluar ishte i vështirë për turizmin dhe se pak klientë po vizitojnë dyqanin e tij të suvenireve.

“Kur anijet e lundrimit hynë në Gjirin e Bokas, Qyteti i Vjetër ishte plot me turistë dhe biznesi ecte mirë. Tani nuk ka anije me turistë për shkak të pandemisë dhe asnjë grup të huajs nuk viziton Qytetin e Vjetër, kështu që askush nuk blen suvenire”, thotë Racic.

Advertisement

Për vite me radhë, paratë e shpenzuara nga turistët që dynden në vijën bregdetare të Malit të Zi kanë qenë shtylla kryesore e ekonomisë së vendit fqinj, duke gjeneruar rreth 21 për qind të PBB-së vitin e kaluar.

Të dhënat e Zyrës së Statistikave thonë se gjatë vitit të kaluar, numri i turistëve ra me 83.2 për qind. Ai tha se 20 për qind e vizitorëve ishin nga Serbia dhe 17 për qind nga Rusia, ndërsa 8 për qind vinin nga Ukraina.

Në përpjekje për të shpëtuar ekonominë e varur nga turizmi, Ministria e Shëndetësisë ka lejuar hyrjen pa tampon për qytetarët e Serbisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës fqinje. Qytetarët e vendeve të tjera mund të hyjnë në Malin e Zi me një test negativ.

Ndërkohë, ministria ka lejuar që kafenetë dhe restorantet të rihapen dhe dy mysafirë mund të ulen në të njëjtën tryezë me 1.5 metra distancë midis tavolinave. Por muzika live, koncertet dhe tubimet publike mbeten të ndaluara, ndërsa qendrat tregtare janë gjithashtu të mbyllura.

Advertisement

Një picerier në qytetin bregdetar të Sutomores, Marko Ivanoviç shpreson që sezoni i verës të jetë mjaftueshëm i mirë për të shpëtuar punën.

“Në shumicën e vendeve të rajonit procesi i vaksinimit ka filluar, kështu që më shumë turistë mund të vizitojnë bregdetin tonë këtë verë. Nuk do të jetë si në kohërat e vjetra, por ne presim që këtë sezon të paktën të ruajmë punët tona, ”tha ai.

Më 17 mars, Ministri i Zhvillimit Ekonomik Jakov Milatoviç njoftoi se Mali i Zi ishte gati për sezonin e verës, duke këmbëngulur se vendi do të ishte një destinacion i sigurt dhe se deri në fund të qershorit do të jetë vaksinuar rreth 35 për qind e popullsisë. Ministria tha se priste turistë veçanërisht nga Rusia, Ukraina, Izraeli dhe vendet e rajonit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy