Radhë të gjata në Kapshticë/ Pala greke punon vetëm me një sportel

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Radhë të gjata në Kapshticë/ Pala greke punon vetëm me një sportel

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës janë krijuar radhë të gjata pritjeje. Shkak është bërë puna me një sportel nga pala greke, si dhe procedura e testit të shpejtë në kufi në anën tjetër të kufirit.

 

Burime nga policia jonë kufitare kanë bërë të ditur se radhët janë krijuar edhe për shkak të fluksit në orët e pasdites i cili ka ardhur duke u shtuar. Qytetarët shqiptarë qe kanë kaluar fundjavën pranë familjarëve të tyre kthehen në vendet e tyre të punës.

 

Advertisement

Pala shqiptare punon me 5 sportele, tre prej të cilave në dalje, ndërsa pala greke me vetëm dy sportele në hyrje dhe dalje.

 

Autoritetet shqiptare i kanë kërkuar policisë greke të nderhyje për të shmanguar radhët e gjata.

 

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy