
Ish-punonjësit e Kombinatit të Përpunimit të Naftës në Ballsh janë ngritur sërish në protestë.
Ndonëse qeveria miratoi një vendim për akordimin e një page për 2 vite me radhë, kjo nuk i ka kënaqur naftëtarët e uzinës së Ballshit.
Ata shprehen se kanë informacione se rafineria e Ballshit do të çmontohet dhe do të shkojë për skrap, ndërsa kanë theksuar se nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.
“Deri sa të shlyhen një më një naftëtarët, nuk shkel njeri këtu, vetëm mbi trupin tonë futen këtu. Boll kemi bërë negociata. Nëse duan që palët të zhdukin gjurmët e krimit, të bëjnë hesapet e tyre. Deri sa të likujdohen të gjithë naftëtarët, kjo rafineri do bëhet skrap nga ata dhe jo nga të tjerët. Jemi informuar që ka kaluar një mbështetje financiare, nuk është zbardhur asgjë në fletoren zyrtare, por ne jemi të shqetësuar nga disa zëra që qarkullojnë. Kjo rafineri është e naftëtarëve. Kemi ndenjur pa u paguar për 13 muaj. Me pak investime, kjo rafineri kthehet në punë, pse nuk e vënë në punë?”, thotë Sokol Dautaj, kreu i sindikatës së naftëtarëve.