Rajoni në mesin e pandemisë, liderët bëjnë apel për t’u bashkuar kundër sëmundjes 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rajoni në mesin e pandemisë, liderët bëjnë apel për t’u bashkuar kundër sëmundjes 

Situata e krijuar nga pandemia në rajon është vështirësuar ndjeshëm pasi vendet po përballen me bilance të rënduara në nurmin e viktimave dhe infeksioneve të reja. Greqia fqinje regjistroi 108 të vdekur në 24 orët e fundit ndërsa është shtuar presioni në sistemin shëndetësor. Kryeministri Kyriakos Micotakis në një takim online me disa punonjës mjekësorë, kërkoi angazhim të përbashkët.

“Nuk ka asnjë Sistem Kombëtar Shëndetësor në Evropë që nuk përballet me të njëjtat sfida me të cilat përballemi ne, edhe vendet shumë të organizuara janë të detyruara të kërkojnë transferimin e pacientëve jashtë vendit, të tilla si Zvicra pacientët në Francë etj. “Prandaj është e rëndësishme të thuhet se po përballemi me diçka që e kemi parë që nga viti 1919 dhe duhet të veprojmë të gjithë bashkë”, tha kryeministri i Greqisë, Kyriakos Micotakis. 

Maqedonina e Veriut është në gjendje krize ndërsa në 24 orët e fundit u shënuan 25 viktima dhe mbi një mijë të  infektuar.

Edhe në Kosovë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike vijon trë raportojë bilance të rëndaura.

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy