Rama: 4 mijë vende të lira puna në arsimin profesional, pagat nuk janë më problem në sektorin privat

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: 4 mijë vende të lira puna në arsimin profesional, pagat nuk janë më problem në sektorin privat

Gjimnazistët e viteve të para do kenë mundësi që brenda muajit dhjetor të transferohen në shkollat e arsimit profesional përmes e-Albania.

 

Ky vendim sipas kryeministrit Edi Rama vjen në një kohë pasi arsimi profesional nuk është në vëmendjen e duhur të prindërve dhe të nxënësve edhe pse nevojat që ka vendi janë të shumta.

 

Advertisement

“Nëse sot ne kemi rreth 4000 vende të lira në sistemin e arsimit profesional, pra, potencial për thithur 4000 nxënës, ne duhet të thithim 4000 nxënës.”, tha Rama në Asamblenë e Zgjeruar të PS.

 

E ndërsa bizneset vuajnë për fuqi punëtore, tashmë sipas Ramës pagat nuk janë më një problem.

 

Advertisement

Sot hotelet në Shqipëri nuk pyesim më “Sa e do rrogën?”, të thonë “A vjen apo nuk vjen njëherë” se rroga është e dyta sepse nuk i kanë në derë në radhë të rinjtë, ata që janë të gatshëm të punojnë dhe që duhet t’iu thonë “Duhet të kap kë pranon më pak”.

 

Kryeministri shtoi më tej se në buxhetin e 2024-shit, borxhi publik do të zbritet në kufirin e 60%.

 

Advertisement

Këtë vit, kemi më pak se gjysmën e figurave të krimit të rëndë, krahasuar me vitin e shkuar. Janë disa shifra të thjeshta që flasin shumë për këtë nivel të ri të vendit. Duke filluar nga ekonomia, ku jo vetëm FMN e karakterizoi ekonominë e Shqipërisë si një nga ekonomitë më rezistente të rajonit, por ku inflacioni ka qenë më i ulëti në rajon. Në buxhetin e ri për vitin 2024, ne zbresim borxhin në kufirin e 60%. Është një zbritje prej 15 pikësh që përsëri flet për shëndetin e ekonomisë tonë në raport me të djeshmen”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy