Rama: 4 të vrarët e 21 janarit shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: 4 të vrarët e 21 janarit shpallen “Dëshmorë të Atdheut”

Në 10 vjetorin e ngjarjeve të rënda të 21 janarit 2011 ku para kryeministrisë u vranë 4 protestues, kryeministri Rama tha se viktimat do të shpallen të gjithë “Dëshmorë të Atdheut”.

Duke folur paraf familjareve të katër viktimave në Kryeministri, Rama tha se 21 janarit shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe drejtësisë, dhe politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer me qëllim në vetvete dhe drejtësisë si një mur i pakapërcyeshëm për njerëzit.

 

 “21 Janari shërbeu për të nxjerrë në pah në sytë e të gjithëve llumin e politikës dhe drejtësisë, dhe politikës si mjet në funksion të pushtetit të kthyer me qëllim në vetvete dhe drejtësisë si një mur i pakapërcyeshëm për njerëzit. Kemi arsye për tu përulur me mirënjohje të madhe, përpara kujtimit të 4 dëshmorëve. Humbja e jetës të cilëve vuri një vijë të kuqe dhe të lexueshme, duke e bërë të pakapërcyeshme forcën e shtetit në raport me lirën dhe të drejtën për të protestuar. Jam krenar që ne si pjesë ë asaj përpjekje në një kohë tjetër dhe në një kohë të vështirë e të ngatërruar kemi qenë mishërimi i një vullneti për të garantuar lirinë për të protestuar dhe në situata shumë herë më dramatike nga pikëpamja e kërcënimit të fuqisë së protestë. Tejkalim të gjithë asaj kornize që përcakton kushtetuta dhe ligji për të drejtën e protestës. Kemi garantuar reagim proporcional. Duhet garantuar jeta e protestuesit dhe të mos vihet në pikëpyetje, tha mes të tjerash kryeministri Rama.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy