
Kryeministri Edi Rama po dëshmon këtë të mërkurë në Komisionin Hetmor për çështjen e inceneratorëve.
Në nisje të mbledhjes, kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku e ka pyetur kreun e qeverisë nëse Lefter Koka ka përfituar apo jo nga kontratat koncesionare.
Ndërsa e cilësoi një pyetje të eksportuar nga debati parlamentar dhe televiziv, Rama u shpreh se Kokën e njeh si ministër dhe jo si pronar përfitues.
“Kur kam ardhur në këtë komision jam njohur me detyrimet e mia si dëshmitar, dhe jam njohur me detyrimet e tuaja. Në ligjin për komisionet hetimore nuk lejohet që të fyeni personat e tjerë në komision. këtë e keni bërë në mënyrë shumë të përsëritur. Jam këtu për të ndihmuar në zbardhjen e të vërtetës…Unë Lefter Kokën e njoh si ministrin e Mjedisit të Republikës së Shqipërisë, nuk e njoh pronar përfitues…Afera është opinion.”