“Rama do e mësojë shumë shpejt kush është populli i Shqipërisë”/ Meta: Ky është një premtim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama do e mësojë shumë shpejt kush është populli i Shqipërisë”/ Meta: Ky është një premtim

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir  Meta është shorehur se kryeministri Edi Rama do e njohë shumë mirë se kush është populli i Shqipërisë.

 

Në një konferencë për media, ai tha se Rama do përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë, duke shtuar se ky është një premtim.

 

Advertisement

Meta theksoi më tej se drejtësia është nën presionin e qeverisë dhe do të fillojë të funksionojë vetëm kur populli të ngrihet në këmbë.

 

“Fakti që vazhdojnë pagesat e inceneratorëvë është përgjigje. Nëse do ndiqnim procedurën normale dhe ligjore 14 vendime qeveri nuk do kalonin për 2 minuta, po do duheshin muaj të tërë. Edhe pse qeveria ishte paralajmëruar se po bënte shkelje. Drejtësia është nën presionin e qeverisë. Drejtësinë do ta vërë në lëvizje populli. Ne kemi pasur opozitën të kapur nga opozita. Drejtësia do të fillojë të çlirohet kur të fillojë të shikojë popullin të ngrihet. Rama do të përfundojë në këmbët e popullit të Lirisë. Nuk është sadizëm është premtim. Nëse do të kishte drejtësi do të ishte në qeli. Ose do të ishte në dhomën 4, spitali 5. Me policin te dera dhe me mjekun te koka. Kujton se duke mbajtur peng drejtësinë e vendit do të përfundojë nën këmbët e popullit të lirisë”, tha Meta.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy