“Rama e ka humbur kontrollin mbi gjyqësorin”/ Nesturi: Priten hetime majtas e djathtas

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Rama e ka humbur kontrollin mbi gjyqësorin”/ Nesturi: Priten hetime majtas e djathtas

I ftuar në emisionin ‘Quo Vadis’, mbrëmjen e sotme , analisti Plator Nesturi u shpreh se kryeministri Edi Rama e ka humbur kontrollin mbi drejtësinë.

 

Duke komentuar deklaratat e fundit politike në lidhje me SPAK, Nesturi tha se Rama tregoi që nuk e kontrollon më gjyqësorin .

 

Advertisement

“Sa herë bën deklaratë SPAK, kundërshatri merret në mbrotje. Kemi bërë Reformën në Drejtësi i kemi dhënë aq kompetenca me ligj SPAK saqë nuk ka shkak për tu intimiduar nga kushdo apo çfarëdo force politike. Deklarata e Ramës ishte një deklaratë politike por që do të thotë që ai nuk e kontrollon më gjyqësorin. Jemi në moment specifik për sa i përket kësaj.” – tha Nesturi

Nesturi u shreh gjithashtu se hetime të tjera priten që do të prekin majtas e djathtas.

“Parashikohet të ketë hetime të tjera që do të prekin majtas e djathtas, gjyqësori duhet lënë i lirë punën e vetë.”-tha ai

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy