Rama fermerëve protestues: Jeni të keq informuar, shpjegon arsyen pse e hoqën rimbursimin 6%

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama fermerëve protestues: Jeni të keq informuar, shpjegon arsyen pse e hoqën rimbursimin 6%

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot buxhtin 2022 për Bujqësinë.

 

Gjatë fjalës së tij, Rama është ndalur edhe tek protesta e fermerëve. Sipas Ramës heqja e rimbursimit 6% është në të mirë të tyre. Këtë ai e ka shpjeguar duke thënë se fillimisht këtë rimbursim e kontrollonin grumbulluesit, ndërsa tashmë synohet që ky 6% të bashkohet në buxhetin për fermerët që do u shpërndahet në mënyrë të barabartë.

 

Advertisement

“Protesta janë legjitime, por besoj që ata që kanë marrë pjesë, janë të keq informuar. Është e thjeshtë në shifra. Dhe pse kemi vendosur të heqim rimburismin 6% dhe çfarë do të bëjmë me ata para? Se këto janë të nevojshme për të kuptuar. Është hedhur një hapa para dhe jo mbrapa. Me këtë skeme 6% ne synonim që përmes shfrytëzimit të kapacitetit të grumbulluesve të çojmë paratë tek fermeri. Shifra në fund fare ka rezultuar shifër modeste, por një shifër e kontrolluar nga disa grumbullues të mëdhenj dhe jo domosdoshmërisht ka shkuar tek fermeri.

 

Në këtë fazë sistemi i grumbullimit ka përfituar masivisht nga mbështetja e qeverisë. Ka rezultuar rreth 9 milion dollar. Dhe të transferohet në buxhetin e bujqësisë dhe në vend të shpenzohet në sistem të pa qartë rimbursimi ku pjesa më e madhe kontrollohet nga grumbulluesit, kjo tani të shkojë për produktivitetin, por duke ju dhënë buxhetit. Presh shifrën e 1.3 miliard dollar, dhe sa mundtë impaktohet nga 9 milion euro. Në bëjmë shumë me këtë duke synuar produktivitetin. Është e rëndësishme të kuptohet.” tha Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy