Rama flet për rritjen e pagave, çfarë ndodh në 2026

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama flet për rritjen e pagave, çfarë ndodh në 2026

Paga mninimale do të rritet në 500 euro, nga 1  janari i 2026. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në një takim me banorët e njësisë nr.2.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se përfitues të rritjes së pagave do të jenë të gjithë të punësuarit në Shqipëri, qofshin ata në sektorin shtetëror, por edhe ata në sektorin privat.

Branda mandatit të 4-ërt shtoi Rama, paga minimale do të shkojë deri në 700 euro.

Paga minimale do të rritet në 500 euro nga janari. Nuk do të jetë rritja e parë. Do të jetë një rritje që do të shkojë deri në 700 euro brenda mandatit të 4. Kjo vlen për sektorin public dhe privat. Paga minimale përcaktohet në ligj dhe kjo vlen edhe për privation.

Advertisement

Do rriten pagat për të gjithë punonjësit. Rritja e pagës minimale kërkon të bëhen përshkallëzime.

Do rriten pagat për mësuesit, mjekët e infermierët, policëve e ushtarakëve. Do rriten pagat edhe në sektorin privat. Paga minimale do i shtyjë më lart pagat e tjera”, tha Rama.

Nga ana tjetër, kryeministri deklaroi se deri në vitin 2029, bizneset e voglas nuk do të paguajnë tatim mbi fitimin, por vetëm sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

Të gjitha këto do bëhen pa rritur asnjë taksë. Shqipëria do jetë i vetmi vend në rajon ku nuk ka tatim fitimi për bizneset e vogla. Deri në 2029 bizneset e vogla do e kenë 0 tatimin mbi fitimin. Ata do paguajnë vetëm sigurimet shëndetësore dhe shoqërore”, tha Rama./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy