Rama: I bëmë të gjitha detyrat/ Soreca: Nisja e negociatave të bëhet brenda këtij viti

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: I bëmë të gjitha detyrat/ Soreca: Nisja e negociatave të bëhet brenda këtij viti

Të vetmit zë që Shqipëria do t’i referohet në përpjekjen e saj për të përmbushur kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian është Komisioni Evropian.

 

Me cilësimin se progres-raporti që prodhon çdo vit Komisioni është dokumenti i më i drejtë dhe më i paanshëm ndaj ecurisë së reformave, kryeministri Edi Rama the se çdo qëndrim tjetër i bërë nga drejtuesit e vendeve anëtarë të BE-së, është vetëm politik dhe jo i bazuar në fakte.

 

Advertisement

Pasi i dorëzoi zyrtarisht progresin raportin, Luigi Soreca, ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, tha se arritjet e vërejtura nga Komisioni Evropian janë prova për nisjen e negociatave anëtarësuese brenda këtij viti.

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE NE TIRANE

Advertisement

 

Vlerësimi është i drejtë i situatës në Shqipëri. Në lidhje me rrugëtimin e saj drejt BE, ia dhanë meritat aty ku i takojnë dhe i janë bërë kritika aty ku kërkohet më shumë vëmendje. Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet para fundit të vitit, po bëhet punë intensive me drejtuesit e BE.

 

Ndryshe nga deklarata e parë ku Komisionin Evropian e quajti gjykuesin më të drejtë, në atë të më pasmen, kryeministri Edi Rama i doli kundër vlerësimit të raportit, në pikën ku thuhet se Shqipëria nuk ka bërë asnjë hap para në lirinë e medias.

Advertisement

 

Ndryshe mendon përfaqësuesi i Bashkimit Evropian.

 

LUIGI SORECA

Advertisement

AMBASADOR I BE NE TIRANE

 

Liria e fjalës, sulmet verbale dhe fushata baltosje kundër gazetarëve nuk duhet të vijojnë dhe duhet bërë më shumë për pavarësinë e rregullatorit të medias. Vetë-rregullimi i mediave online duhet të sigurohet dhe qeveria duhet të angazhohet për të siguruara ndryshimet të mundshme për rregullimin e mediat në përputhje me Komisionin e Venecias.

 

Advertisement

Për të theksuar se qeveria është e angazhuar për transparencë, për herë të parë, Edi Rama qartësoi edhe qëllimin e ngritjes së Agjencisë për Media dhe Informim.

 

 

Për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Partia Demokratike për reformën zgjedhore, territoriale dhe vettingun e politikanëve, që në parim janë mirëpritur nga mazhoranca qeverisëse, Luigi Soreca tha se ato duhet të arrihen përmes dialogut.

Advertisement

 

LUIGI SORECA

AMBASADOR I BE NE TIRANE

 

Advertisement

Kuvendi është Foltorja ku bëhen diskutimet, dialogu dhe negociatat duhet të ndodhin. Ne inkurajomë të dyja palët të ulen në tryezë e të diskutojnë temat që janë për diskutimi.

 

 

Si detyra për të ardhmen, ambasadori i Bashkimit Evropian la domosdoshmërinë e zgjatjes së afatit për organet e vettingut, reflektimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR në zgjedhjet e ardhshme dhe vazhdimin e hetimit për patronazhistët.

Advertisement

Edi Rama i falënderoi  këta të fundit që ndihmuan në fitoren e Partisë Socialiste, edhe pse Komisioni Evropian në raportin e tij e sheh  me shqetësim daljen e të dhënave personale të zgjedhësve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy