Rama i bën dhuratën e veçantë mjekut Tritan Kalo me rastin e datëlindjes

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama i bën dhuratën e veçantë mjekut Tritan Kalo me rastin e datëlindjes

Mjeku i njohur, Tritan Kalo ka festuar 66-vjetorin e lindjes.

 

Në këtë datëlindje, kolegë, të afërm dhe miq, i kanë kushtuar mjekut infeksionist dhurata të shumta.

 

Advertisement

Në mesin e dhuratave të dedikuara, nuk mungonte ajo e kryeministrit Edi Rama, një shishe verë me foton e Kapedanit “Xha Sulo”.

 

Krahas dhuratave simbolike, ai shkruan se edhe pse vitet po kalojnë, ai ndihet po aq energjik dhe i motivuar për të kontribuar në çdo sekondë të jetës së tij me punë.

 

Advertisement

“Kohë kovidiane….19.07.2021…..65 vite të jetuara me 40 vitet e pathosit të ushtrimit të profesioni fisnik të MANTELBARDHIT, janë shumë dhe pak njëkohësisht….. Krahas qindra e qindra urimesh për shëndet të plotë e vijimësi të kontributit tim në përkujdesjen ndaj të sëmurëve, mora edhe disa kujtime kuptimplote për këtë ditë të shënuar të jetës sime…..Sot në hapin e parë të vitit të 66 të jetës ndihem po aq energjik dhe i motivuar, për të kontribuar në çdo sekondë të jetës sime me Punë, Profesionalizëm dhe Përkushtim në ruajtjen dhe në cilësimin e jetës së të gjithë atyre, që u mirëbesojnë njohurive dhe aftësive të mia….Together forever”, shkruan Kalo. 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy