Rama inspektime në portin e Ri të Vlorës: Përveç anijeve të mallrave do të ankorohen ato të peshkimit dhe tragetet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama inspektime në portin e Ri të Vlorës: Përveç anijeve të mallrave do të ankorohen ato të peshkimit dhe tragetet

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte në Vlorë për të parë nga afër kantierin e portit të Ri të Vlorës ku do të ankorohen anijet e peshkimit, tragetet e udhëtarëve dhe anijet e mallrave.

 

Ndër të tjera Rama theksoi se do të instalohen brenda gushtit edhe dy anije prodhuese të energjisë elektrike.

 

Advertisement

Nga kantieri i portit Rama foli edhe për çmimin e energjisë për të cilin tha se do të jetë vështirë për tu gjetur në treg.

 

“Këtu jemi në një zonë ku po merr jetë program më ambicioz i qeverisë sa i përket energjisë. Kjo që ndodh me futjen e 110 Mwh të tjerë përmes detit është vetëm një hap i kësaj emergjence botërore sepse kemi ardhur që jo vetëm çmimi i energjisë ka ikur në stratosferë por ka filluar ajo që kemi paralajmëruar me kohë, rënia e volumit të mundshëm për tu blerë. Pra nuk jemi më në kushtet që cmimi është marramendës, por do të jetë e vështirë që ta gjejmë.

 

Advertisement

Do marrim masat që Shqipëria të hyjë në fazë tjetër duke u bërë sovrane nga pikëpamja energjetike dhe duke u kthyer eksportues neto por kemi një fazë tranzicioni që duhet të bashkojmë të gjithë gjërat që janë përgatitur për kaq kohë dhe të krijojmë sinergji.

 

Kryeministri foli edhe për takimin jashtë kamerave në Greqi me Princin e Kurorës.

 

Advertisement

Isha dhe në Athinë ku u takova dhe me Princin e Kurorës dhe u lidh marrëveshja për të sjellë interkonjeksionin nga Arabia Saudite në Greqi dhe për t’i shitur Greqisë dhe kësaj zone energjinë diellore që kanë në plan ta prodhojnë në sasira marramendëse. Jemi në kushte positive. Ajo që vlen është se do të vijë momenti që nuk do të kemi më nevojë të importojmë por të eksportojmë”, tha Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy