Rama inspekton me Pacollin punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama inspekton me Pacollin punimet në kantierin e Aeroportit të Vlorës

Kryeministri Edi Rama, inspektoi nga afër këtë të premte kantierin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës. Shefi i qeverisë ishte shoqëruar nga Behgjet Pacolli dhe nga ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku.

 

Ai e cilësoi një vepër që do të transformojë më tej industrinë e turizmit dhe do të rrisë ndjeshëm ekonominë e punësimin.

 

Advertisement

Nga ana tjetër, Balluku u shpreh se synimi është që të “përfundohet brenda këtij viti shtrati i pistës”.

 

“Kontrata për dorëzimin është prill 2024 besojmë që koncensionari me ritmet që po punon sot jemi besimplotë që do ta kapë afatin. Kjo do jetë pista më e gjatë në Shqipëri, aeroporti i vetëm që akomodon dhe fluturimet transoqeanike.”

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy