Rama inspekton zonat e përmbytura: Shumë reshje, por pak dëme

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama inspekton zonat e përmbytura: Shumë reshje, por pak dëme

I bindur që si pasojë e ndërhyrjeve të qeverisë në sistemin e kanalizimeve dhe argjinaturave, reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë shkakruat një bilanc negativ, disa herë më të ulët se përmbyetjet fatale të 2010.

Kështu u shpreh kryeminsitri Edi Rama I cili ishte në Lezhë dhe inspektoi dy zona problematike.

Në Gjadër dhe në lagjen Varosh ka patur rrëshkitje dherash, c’ka ka detyruar  bashkinë të evakuojë disa nga familjet

Por duket se rreziku I përmbytjeve apo I renies së dherave është ende prezent, pasi sipsa kreut të qeverisë reshjet do të vijojnë me intesitet.

Advertisement

Sipas të dhënave në Zadrimë janë evakuuar 40 familje, për shkak të pranisë së madhe te ujit në zonë. Më pas kryeminsitri ishte dhe në Obot të SHkodrës, një zonë historikisht problemtatike nga përmbytjet. Në këtë fshat ndodhen forcat e ushtrisë në gadishmëri në rast se situata precipiton më tej.

Deri më tani sipas kryemisnitrit situata është e menaxhueshme dhe nuk ka shtëpi të dëmtuara.

Kreu i qeverisë inspektoi më tej dhe hidrocendralin e Vaut të Dejës, të cilin e konsideroi dhe si zemrën e problemit të përmbytjeve.

Për Ramën situata deri në këto moment është menaxhuar në mënyrë perfekte krahasuar me 10 vite më parë kur në pushtet ishte Partia Demokratike.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy