Rama: Irani do të sulmojë sërish, është i motivuar nga urrejtja   

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Irani do të sulmojë sërish, është i motivuar nga urrejtja   

Shqipëria nuk e ka mbyllur ende përballjen e saj me sulmet kibernetike. Kryeministri Rama, në një intervistë për median amerikane Washington Post, deklaroi se Irani do të sulmojë sërish, sepse është i motivuar nga urrejtja.

 

Rama shpjegoi më tej se vendimi historik i Shqipërisë për të ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin, erdhi pas një hetimi të nivelit të lartë.

 

Advertisement

Byroja federale amerikane si dhe një ekip i “Microsoft” , sipas tij, arritën në konkluzionin se sulmi ishte sponsorizuar nga qeveria iraniane  dhe për rrjedhojë nuk kishte alternativa të tjera.

 

 “Bazuar në hetimin tonë, shkalla e sulmit ishte aq e madhe saqë qëllimi i tij ishte të shkatërronte tërësisht infrastrukturën tonë dhe të na kthente në epokën e letrës, duke eliminuar njëkohësisht të gjitha të dhënat tona.

 

Advertisement

 

Kreu i qeverisë ka theksuar se  hakerat ia arritën vetëm pjesërisht qëllimit: ata morën disa të dhëna, por që nuk janë të ndonjë rëndësie te veçantë. Rama po ashtu e krahasoi sulmin me një bombardim.

 

 

Advertisement

“T’i shkatërrosh një vendi infrastrukturën kritike është njësoj si ta bombardosh atë. Bombat nuk janë të dukshme, plagët nuk janë fizike, por sërish është një agresion dhe një sulm direkt ndaj sovranitetit kombëtar. A do ta pranonit ju një vend që ju bombardon

 

Ndërkohë, Irani ka mohuar përgjegjësinë për sulmin dhe ka denoncuar reagimin e Shqipërisë.

 

Advertisement

 

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy