Rama iu kërkon llogari demokratëve: Pse i morët rublat rusa? E përfshirë edhe Partia e Lekut (PL)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama iu kërkon llogari demokratëve: Pse i morët rublat rusa? E përfshirë edhe Partia e Lekut (PL)

Ka vijuar debati mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të Partisë Demokratike në Kuvend.

 

 

Rama iu ka kërkuar llogari demoratëve për marrjen e parave ruse.

Advertisement

 

 

 

Sipas Ramës një nga arsyet për marrjen e këtyre parave nga Partia Demorkatike e Shqipërisë është bashkimi i votave me partinë e Putinit, në Këshillin e Europës.

Advertisement

 

 

 

Kreu i qeverisë hodhi akuza edhe ndaj Partisë së Lirisë për të cilën tha se edhe ajo është e përfshirë në çështjen e parave ruse.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

“Për cfarë ju paguan rusët? Për ta bërë Shqipërinë më të denjë?  Apo do më thoni që nuk i keni marrë ato para? Deri dje mund ta shoshit, por tani kur është raporti i CIA-s që shkruan se, PD është financuar me para ruse? Nuk keni gojë të flisni se çdo bëhet këtu me vendin tonë.

 

Jeni mësuar të merrni para cash edhe nga armiqtë e këtij vendi e të zbardhni ato dhëmbët tuaj që është e qeshura e madhe e marrëzisë.

 

Advertisement

Jeni bedel të një partie të shitur për rubla. Kur të më sqaroni si i keni marrë ato robla, ju sdini gjë xhanëm se ju keni shkuar si bedela nga pas atyre. Kështuqë historia e rublave është më e thellë se kaq natyrisht.

 

Përse i morët ato para? Për të bashkuar votat me partinë e Putinit në Këshillin e Europës. Për të ngritur akuzën më monstruoze për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Por ka dhe aryse të tjera që nuk dihen.  Por historia vazhdon edhe te PL e lekut.”– tha Rama.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy