SPAK kërkon sekuestrimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit, përfshirë edhe dy televizione

Pinterest LinkedIn Tumblr +
SPAK kërkon sekuestrimin e 32 pasurive të Ylli Ndroqit, përfshirë edhe dy televizione

32 pasuri të presidentit të “Yldon Media Group”, Ylli Ndroqi kërkohet të konfiskohen. Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, në përfundim të verifikimeve të thelluara, arriti në përfundimin se pasuritë e tij janë të pajustifikuara.

 

Për këtë arsye, kërkohet nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion sekuestrimi i tyre. Pjesë e pasurisë së Ylli Ndroqit janë toka, apartamente, makina dhe biznese.

 

Advertisement

Pasuritë që kërkohet konfiskim:

 

  1. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 117 m2, regjistruar me datë 01.06.2013, me adresë, Lagjia Nr.13, Plazh, Durrës.
  2. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 300 m2, regjistruar me datë 24.04.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
  3. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe 600 m2, regjistruar me datë 26.02.2019, mbi të cilën ndodhet një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
  4. Pasuria e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe totale 43.7 m2, regjistruar me datë 26.01.2018, me adresë, Tiranë.
  5. Pasuria e llojit arë, me sipërfaqe totale 67.3 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Tiranë.
  6. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 15 m2, regjistruar me datë 15.02.2016, me adresë, Tiranë.
  7. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 300 m2, regjistruar me datë 25.02.2019, me adresë, Zbarqe, Tiranë.
  8. Pasuria e llojit truall, me sipërfaqe totale 2026 m2, regjistruar me datë 10.05.2017, me adresë, Mullet, Tiranë.
  9. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe 52.3 m2, regjistruar me datë 28.03.2013, me adresë, Rruga “Qemal Stafa”, Tiranë.
  10. Pasuria e llojit pyll, me sipërfaqe totale 100.000 m2, regjistruar me datë 28.01.2016, me adresë, Lanabregas, Tiranë.
  11. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa AA 007 YN, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
  12. Automjeti i tipit autoveturë, marka BMË, modeli 760 LI, ngjyra e zezë, me targa AA 007 AV, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
  13. Automjeti i tipit autoveturë, marka Land Rover, modeli Range Rover Vogue, ngjyra e zezë, me targa CD 6902 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
  14. Automjeti i tipit autoveturë, marka Merces-Benz, modeli S600, ngjyra e zezë, me targa CD 6901 A, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.
  15. Automjeti i tipit autoveturë, marka RollsRoyce, modeli PHANTOM, ngjyra e zezë, ma targë AA 001 YN, në pronësi të shtetases Mimoza Ndroqi.
  16. Sekuestrimin e masës prej 51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, me NIPT K92226004H, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  17. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “YLDON” sh.p.k, me NIPT K31618007S, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  18. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “RENDON OIL” shpk me NIPT L57716501I.
  19. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “DON – UCD” sh.p.k me NIPT L51326022D, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  20. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me NIPT L22006005S, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
  21. Masa prej 30% të kuatave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, me NIPT K12412002L, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  22. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “PS 31” sh.p.k, me NIPT L42215016R, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  23. Masa prej 80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k me NIPT J71506006T, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
  24. Masa prej 60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a., me NIPT K71505003O, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases Mimoza Ndroqi .
  25. Masa e kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “REN-DON” sh.p.k me NIPT L41622002A, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.
  26. Masa prej 50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE” sh.p.k me NIPT L61307081M, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi.
  27. Pasuria e paluajtshme e llojit truall me sipërfaqe 8 781 m2, dhe sipërfaqe ndërtimi 3 038 m2 me adresë, Rruga “Aleksandër Moisiu”, Tiranë.
  28. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 150 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
  29. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 59 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
  30. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 18.3 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
  31. Pasuria e paluajtshme të llojit njësi, me sipërfaqe 195.1 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).
  32. Pasuria e paluajtshme të llojit garazh, me sipërfaqe 29.4 m2, me adresë, Bulevardi “Bajram Curri”, Tiranë, (godina ETC).

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy