Rama jep lajmin: Çmimi i naftës ulet sërish, tani 203 lekë për litër

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama jep lajmin: Çmimi i naftës ulet sërish, tani 203 lekë për litër

Kryeministri Rama lajmëroi uljen e mëtejshme të çmimit të naftës në tregun tonë të hidrokarbureve si vendim i Bordit te Administrimit te Karburanteve.

 

Nëpërmjet një postimi në facebook, kreu i qeverisë bëri të ditur se cmimi i naftës nga data 16 mars deri në 21 mars do të jetë 203 lekë për litër.

 

Advertisement

Kësisoj ulja e cmimit është reflektuar me 8 leke për liter duke qënë se në vendimin e fundit të Bordit të Administrimit, cmimi i naftës dhe i benzines ka qënë 211 lekë për liter.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy