Rama jep lajmin për mjekët specialistë: Nga prilli rrisim rrogat me 50 mijë lekë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama jep lajmin për mjekët specialistë: Nga prilli rrisim rrogat me 50 mijë lekë

Kryeminstri Edi Rama ka bërë me dije se që në muajin prill të këtij viti pagat e mjekëve specialistë do të rriten me 50 mijë lekë të reja. Në fjalën e tij në Kongresin e Parë të Shëndetësisë, kryeministri u zotua se do të garantojë një paga tavan shumë më dinjitoze për mjekët duke nisur nga 30 prilli.

 

“Do të garantojmë një pagë shumë më dinjitoze tavan. Unë sot dua t’iu them se në prill mjekët specialistë do të fillojnë të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre”, deklaroi Rama.

 

Advertisement

Rama deklaroi se rritja e pagave ndër vite nuk mjafton dhe për këtë është i vetëdijshëm.

 

“Kemi rritur pagat nga 2013 me 16% dhe jemi shumë të vetëdijshëm që kjo nuk mjafton”, tha ai.

 

Advertisement

Kjo deklaratë u pasua me premtimin se do të vijojë rritja me 7% për infermierët të cilët do të mund të përfitojnë sërish në vazhdim njësoj si mjekët specialistë.

 

“Ndërkohë do të mbajmë zotimin për rritjen me 7% të pagës për mjekët e përgjithshëm dhe infermierët dhe po përgatisim rritje propocionale”, shtoi ai.

 

Advertisement

Ikja e të rinjve ka shënuar një ‘kolaps’ në sistemin shëndetësor në vend. Ndërhyrja në pagë shihet si një reflektim dhe mekanizën për të frenuar largimin e specialistëve të rinj nga vendi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy