Rama konfirmoi amnistinë/ Spaho skeptik: Institucionet tona jo efiçente në zbulimin e parave të pista

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama konfirmoi amnistinë/ Spaho skeptik: Institucionet tona jo efiçente në zbulimin e parave të pista

Qeveria mbetet e vendosur në idenë e një amnistie fiskale.

 

Kryeministri e bëri sot edhe një herë të qartë këtë vullnet politik të socialistëve.

 

Advertisement

Edhe pse e propozuar disa herë në 3 dekadat e fundit, edhe nga qeveri të djathta edhe të majta, amnistia fiskale, një praktikë mjaft e përdorur në ekonomitë kapitaliste nëpër botë,  nuk është kryer ndonjëherë në Shqipëri.

 

Për këtë nismë, eksperti i ekonomisë Mateo Spaho ka folur në edicionin e lajmeve në Vizion Plus me moderatorin Aleksandër Furxhi, ku ka dhënë argumentet e tij për problemet e amnistisë fiskale.

 

Advertisement

Spaho tha se paratë e pista në Shqipëri, pastrohen çdo ditë, kryesisht në pasuritë e paluajtshme.

 

“Kemi çdo ditë amnisti fiskale. Nuk ka qenë ndonjë problem në këto vite në Shqipëri që të kesh origjinë parash të paqarta dhe ti investosh ato në mënyrë të përditshme siç po bëhen në investimin në pasuri të paluajtshme, apo në aktivitete ekonomike të ndryshme”, tha Spaho.

 

Advertisement

Eksperti i ekonomisë, më tej shton se institucionet shqiptare, deri tani kanë qenë jo efiçente për të zbuliar origjinën e parave të pista.

 

“Institucionet shqiptare kanë qenë jo efiçente në zbulimin e parave të pista. Kur flasim për amnisti fiskale duhet ta kemi të qartë që kontrolli doganor, tatimor  dhe institucioneve të tjera të pastrimit të parave në Shqipëri ngjajnë me një kullorëse makaronash, ku uji rrjeth gjithandej”, theksoi ai.

 

Advertisement

Spaho tha se amnistia fiskale duhet të ketë sisteme kontrolli dhe transparence, në mënyrë që të krijojë besueshmëri tek qytetarët, ndërsa shton se qeveria shqiptare nuk mundet dot të garantojë qëndrimet e shteteve të huaja.

 

Edhe në rastin e Shqipërisë, kur janë kryer amnistitë fiskale, kanë qenë të pjesshme. Qeveria shqiptare nuk mundet të garantojë në të njëjtën kohë edhe qëndrimin e qeverive të huaja.

 

Advertisement

Së dyti, amnistia që të jetë e besueshme duhet të ketë sisteme kontrolli dhe transparence, pra kush është i përfshirë dhe kush jo.  Le të themi që krimi i organizuar apo paratë që vijnë nga vende diktatoriale apo antiperëndimore nuk lejohen. Por kush janë mekanizmat e këtyre parave, apo origjinës? Edhe sot nuk është i qartë dhe këtu është shqetësimi që ndërkombëtarët kanë”.

 

Por për ekspertin e ekonomisë Mateo Spaho, amnistia fiskale duhet para në një këndvështrim tjetër, nëse paratë që vijnë nga jashtë do të investohen në vendin tonë, apo do marrin nga Shqipëria vetëm “vulën e legalizimit” dhe më pas do riinvestohen jashtë vendit.

 

Advertisement

“Këto para duhen para nëse do të investohen në Shqipëri, apo vijnë këtu të pastrohen dhe pastaj riinvestohen jashtë shtetit. Këtë nuk e dimë. Mund të kemi shpresën e mirë që ato do përdoren në ekonominë ndërkombëtare. Do të doja të kujtoja, që nga amnistitë fiskale, nuk janë ndërtuar industitë prodhuese që punësojë shumë njerëz, por në rastin më të mirë është bërë ndonjë aktivitet turistik, hotel ose kullë dhe le të themi që të mirat kanë qenë të pjesshme dhe afatshkurtër”, përfundon Spaho.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy