Rama: Kredi të buta për çiftet e reja, do mbështesim bluzat e bardha

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama: Kredi të buta për çiftet e reja, do mbështesim bluzat e bardha

Qeveria është në përgatitjen e një programi të posaçëm në ndihmë të çifteve të reja. Tre kategoritë e përfshira janë mjekët specialistë, policët dhe ushtarët.  Ndihma është në sigurimin e një shtëpie, ku shteti do të sigurojë që ata të përfitojnë kredi me interesa të ulta.

 

“Për të gjithë çiftet e reja, të freskët në martesë të jenë subjekte të këtij programi ku qeveria do të mbështesë kreditimin e tyre për të pasur mundësinë e marrjes së një shtëpie me kushte krejtësisht të tjera nga kushte të tregut bankar dhe në këtë mënyrë ne do i japim motivim e besojmë shumë që ky është një detyrim që shteti ta marrë përsipër në kushtet ku plotësimi i nevojave është një objektiv që do e arrijmë patjetër”, tha Rama.

 

Advertisement

E paralajmëruar shpesh herë se për të mbajtur në vend studentët e mjekësisë, kryeministri Edi Rama tha se është në formësim politika që do të zbatohet për të ndalur ikjen e bluzave të bardha.

 

“I vëmë të gjithë punonjësve të sistemit shëndetësor në dispozicion një spital me instrumenta më të përshtatshëm për misionin e tyre. Kjo na bën krenar sepse ajo çfarë kemi menduar gjithmonë është bindja se motivimi i mjekeve nuk është vetëm çështje motivimi financiar që patjetër është komponent i rëndësishëm por edhe çështje kushtesh e instrumentesh në mënyrë që personeli të rritet profesionalisht dhe të mund të ekzekutojë në praktikë dijet dhe eksperiencën e tyre.

 

Advertisement

Ne kemi vendosur të rrisim pagën për mjekët specialistë që është një fakt i kryer dhe paga e muajit prill do të jetë 5 mijë lekë të reja plus dhe do të rrisim pagën e mjekëve të përgjithshëm e do të përgatitemi për një rritje tjetër të pagës së tyre dhe kjo është e pamjaftueshme ndaj së shpejti do të publikojmë një tjetër program për mjekët ushtarakët e punonjësit e policisë për të garantuar strehimin e mjekëve të rinj specialistë kur të paraqiten çift jo tek”, tha ai.

Në funksion të saj do të jetë edhe autonomia spitalore që jo vetëm do të vlerësojë financiarisht mjekët sipas performancës por do të luftojë edhe korrupsionin në sistemin shëndetësor publik.

 

Premtimet kreu i qeverisë i bëri pas përurimit të spitalit të ri të sëmundjeve të brendshme në brendësi të Qendrës Spitalore Universitare  Nënë Tereza.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy