Rama lajmëron konference për shtyp, anulohet mbledhja e përbashkët e qeverisë në Prishtinë?!

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeminstri Edi Rama lajmeroi ne menyre te papritur nje konference per shtyp mbremjen e kesaj te marte ne oren 19:30.

 

Ndonese nuk ka asnje informacion mbi ceshtjen te cilen Rama do te trajtoje ne daljen e palajmeruar per mediat, mediat ne Kosove shkruajne se kreu i qeverise shqiptare mund te kete nje qendrim te rendesishem ne lidhje me Kosoven.

 

Advertisement

Me konkretisht, mediat ne Prishtine, aludojne se kryeministri Rama mund te sqaroje ne daljen e papritur para opinionit publike,  nje anulim te mundshem te mbledhjes se perbashket te dy qeverive e cila sipas programit duhet te mbahet te merkuren me 14 qershor ne Prishtine.

 

Zyrtarisht dy zyrat e selive qeveritare nuk kane dhene komente ne lidhje me lajmin e publikuar ne mediat e Kosoves.

 

Advertisement

Se fundi , kreu i qeverise shqiptare Edi Rama nuk i ka kursyer qendrimet kritike ndaj homologut Kurti ne lidhje me menyren sesi ky i fundit ka menaxhuar situaten ne veri te Kosoves ku tensionet kane qene te konsiderueshme mes komunitetit serb dhe autoriteteve te Prishtines zyrtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy