Rama mbledh Asamblenë e PS/ Pritet analiza e 14 majit dhe ndryshime në drejtuesit politikë në qarqe 

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama mbledh Asamblenë e PS/ Pritet analiza e 14 majit dhe ndryshime në drejtuesit politikë në qarqe 

Dy muaj pas fitores së thellë në vendoret e majit dhe disa skandaleve të njëpasnjëshme, Edi Rama thërret Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste.

 

Pasditen e së mërkurës socialistët do të mblidhen për të bërë një analizë të votës së 14 majit dhe detyrat që lindin si politikisht dhe në mënyrën e organizimit të PS për zgjedhjet e 2025-ës.

 

Advertisement

Dhe kur flasim për organizim së pari kryesocialisti do të duhet të vendosë për pasuesin e Taulant Ballës në krye të grupit parlamentar të socialistëve dhe së dyti nëse përgatitjet për garën e ardhshme elektorale do të udhëhiqen nga të njëjtët drejtues politik në të 12 qarqet e vendit apo do të ketë ndryshime në disa prej tyre.

 

Pas shkarkimit të Bledi Çuçit dhe vendosjen në krye të Ministrisë së Brendshme të Taulant Ballës pritet të shihet nëse kryeministri Edi Rama do të paralajmërojë ndryshime të tjera në kabinetin qeveritar apo do të ndjekë traditën e viteve të fundit, do t’i njoftojë ato në Twitter pasi fillimisht ministrat t’i mbledhë me dyer të mbyllura të premten dhe të shtunën në Tepelenë.

 

Advertisement

Pas skandaleve të javëve të fundit, nga arrestimet e dy ish kryebashkiakëve të Durrësit dhe Kukësit e deri te kërkimi nga drejtèsia i ish numrit dy të qeverisë Arben Ahmetaj, i arratisur për çështjen e njohur si “afera e inceneratorëve” pritet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i Edi Ramës përballë të tijëve dhe votuesve të Partisë Socialiste.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy