
Kryeministri Edi Rama ka thirrur në një takim të gjithë deputetët e qarkut të Tiranës.
Mbledhja, siç raporton gazetarja e Vizion Plus Mola Luku, do të zhvillohet në orën 19:00 në ambientet e selisë rozë.
Deri më tani ende nuk dihet qëllimi i takimit dhe tema kryesore që do të diskutohet.
Kjo mbledhje, vjen dy ditë pas zbardhejes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila la në detyrën e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Advertisement
Ky vendim, pezulloi automatikisht dekretin e presidentit për zgjedhje të parakohshme në Tiranë.
Ngelet për tu parë se kush do të jetë diskutimi mes deputetëve të Tiranës dhe kryeministrit Edi Rama./vizionplus.tv