Rama me fermerët: Hekuri u trefishua, po ndalen investimet publike dhe private

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama me fermerët: Hekuri u trefishua, po ndalen investimet publike dhe private

Kryeministri Rama zhvilloi një bashkëbisedim me fermeret, duke folur jo vetëm për ndërhyrjet që qeveria ka bërë në sektorin e bujqësise, duke vlerësuar se në këto vite është dyfishur hapësira e tokës së mbjellë.

 

Më parë eksportonim 1 dhe importonim 7, kurse tani jemi 1 me 3. Eksportet tona bujqësore kanë shkuar thuajse afër gjysmë milliard euro, ndërkohë që ishin 120 milion. Duam që të shkojmë deri në 1 miliard eksporte deri në fund të mandatit. Mos harrojmë që tani është dyfishuar hapësira e tokës se mbjellë”, tha Rama .

 

Advertisement

Rama u ndal tek kriza që ka sjell lufta në Ukrainë, që do të sjell pasoja të mëdha në ekonomitë e vendeve, një luftë që sipas tij nuk dihet sesa do të zgjasë.

 

Lufta po ndikon të gjithë botën. Është një fuqi e madhe tregtare si Rusia dhe një ndër prodhueset kryesore të drithërave siç është Ukraina. Janë dy forca dhe tregje të rendësishme që kanë çoroditur të gjithë dynjanë. Dhe më e keqa është se nuk e dime sesa do të zgjasë kjo luftë. Të mërkurën kemi një takim me NATO-n, të shohim cfarë do të ndodhe. Por asgjë nuk dihet. Kjo luftë është më e rëndë sesa termeti dhe pandemia që kaluam.

 

Advertisement

Rama shtoi se efektet e krizes po ndihen fort edhe në Shqiperi duke dhënë si shembull ndalimin e investimeve publike dhe private si pasojë e trefishimit të cmimit të hekurit.

 

Sot, në Shqipëri kanë ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private: Sepse hekuri ka shkuar trefish. Pse ka ndodhur kjo? Sepse kontratat tona janë me çmimin e hekurit tre herë më pak. Hekuri është themelor në ndërtim.Dhe tani që të vazhdojnë ata, na thonë që s’mund të zbatojnë kontratën ndërkohë që është trefishuar çmimi për shkak të luftës.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy