Rama “mesazh” BE-së: Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama “mesazh” BE-së: Keni nevojë për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri Edi Rama, në konferencën për shtyp me homologun hungarez, ka përsëritur dhe një herë si kambanë për BE-në se kanë nevojë për Ballkanin Perëndimor.

 

Hungaria është një nga avokatët më të zëshëm të Ballkanit Perëndimor në BE dhe një nga forcat më progresive në raport me zgjerimin e BE-së. Hungaria e ka mbrojtur vijimësisht pa kushte procesin e përshpejtimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE.

 

Advertisement

Kjo mbështetje s’ka qenë vetëm me fjalë, por ka qenë e konkretizuar me ekspertizë të vënë në dispozicion për qeverinë në të gjitha aspektet dhe sektorët ku kemi kërkuar mbështetje.

 

Ne ndajmë të njëtën bindje me kryeministrin lidhur me interesin e lartë gjeostrategjik për integrimin sa më shpejt të Ballkanit Perëndimor.

 

Advertisement

BE ka nevojë për Ballkanin Perëndimor si BP për BE-në.

 

Kjo duhet të dëgjohet nga të gjitha vendet anëtare dhe BE-ja“, u shpreh Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy