Rama nderon Nanon me medaljen e mirënjohjes publike: Lutemi për të, njeriu që ktheu padrejtësinë në liri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama nderon Nanon me medaljen e mirënjohjes publike: Lutemi për të, njeriu që ktheu padrejtësinë në liri

Kryeministri Edi Rama ka ndarë lutjet e tij për shëndetit e themeluesit të Partisë Socialiste, Fatos Nano. Kryesocialisti Rama i referohet paraardhësit të tij si lider historik që ktheu padrejtësinë në guxim drejt lirisë për veten dhe vendin.

 

Rama shkruan se Nano së bashku me furinë e zemëratës mbarëpopullore i sollën vendin dritë duke e nxjerrë nga errësira e regjimit komunist.

 

Advertisement

Shkrimit të tij, Rama i ka bashkangjitur edhe Medaljen e Mirënjohjes Publike që i jepet Fatos Nanos.

 

 

“Në këto orë të vështira të luftës për jetën, lideri historik i Partisë Socialiste dhe njeriu që vuajtjen e padrejtë të heqjes së lirisë e ktheu në burimin e një fryme liberale në udhëheqje, në një kohë kur Shqipëria përballej me shëmtinë e egër të një konflikti politik të nxitur nga shpirti i hakmarrjes, padijes, errësirës dhe me egërsinë e pakufishme të një kapërcimi të madh historik, nga izolimi i tejskajshëm komunist drejt demokracisë si sprovë e tejmundimshme, në një tokë të djegur prej zjarrit e hekurit të perandorive e regjimeve që pasuan njëri-tjetrin qysh prej pavarësimit të Shqipërisë, ku nuk u rrit dot kurrë shtati institucional i shtetit e ku liria e ardhur me furinë e zemëratës popullore solli bashkë me dritën e së ardhmes edhe plagët e tmerrshme të shkatërrimit të shumëçkaje në emër të luftës për demokraci, meriton sot lutjet tona dhe mirënjohjen tonë për gjithçka të mirë mundi t‘i japë vendit dhe shoqërisë në rolet e rënda që pati gjatë karrierës së tij me të përpjeta e të tatëpjeta të mundimshme”,shkruan ai.

Advertisement

 

Themeluesi i forcës së majtë në vend dhe ish kryeministri, Fatos Nano po përballet me një periudhë të vështirë shëndetësore, për shkak të problemeve me mushkëritë.

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2022 Struga.info | Privacy policy